Incident me eskortën e Ramës, ndalohet kosovari

Një person është shoqëruar për disa orë në polici në datën 5 dhjetor, pasi ka ecuar me motor paralelisht me eskortën e kryeministrit Rama për rreth 50 metra.

30 vjeçari është rrëfyer në polici se nuk ka qënë në dijeni se kishte qënë pranë eskortës së kryeministrit dhe më pas ai është lënë i lirë.

Veton Agim Podujeva, me origjinë nga Kosova dhe me banim të përkohshëm në qendrën e Azilkërkuesve në Babrru, është shoqëruar për disa orë në polici. Ai ka qenë duke lëvizur me një motor Papaq me targë TR 880 F të cilin e kishte pa leje, kur ka qendruar shumë pranë eskortës së kryeministrit. /albeu

Lajme të ngjashme

Back to top button