Shorti për Ligën e Kampioneve javën tjetër

Mbrëmë mori gjithçka fund në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Mësohen 16 skuadrat që do të garojnë në të tetën e finales.

Numri më i madh skuadrave është nga Gjermania, gjithsej 4: Bayerni, Leverkuseni, Schale 04 e Dortmundi. Tri nga Spanja: Real Madridi, Barcelona, Atletico Madridi, po aq edhe nga Anglia: Chelsea, Manchester City e Arsenali. Nga Franca dy: PSG e Monaco. Juventusi nga Italia, Baseli nga Zvicra, Shakhtar nga Ukraina dhe Porto nga Portugalia.

Ekipet e kualifikuara

Shorti hedhet me 15 dhjetor, të hënën e ardhshme, ku mësohen edhe përballjet mes skuadrave. Ekipet janë ndarë në dy vazo në varësi të pozicionimit të tyre në grupe: në vazon e parë bëjnë pjesë Atletico Madrid, Real Madrid, Monaco, Dortmund, Porto, Barcelona, Chelsea dhe Bayerni, ndërsa në vazon e dytë: Juventus, Baseli, Leverkusen, Arsenal, Shakhtar, ManchesterCity dhe Schalke 04. Me Juventusin, Manchester City-n dhe Arsenalin në vazon e dytë priten përballje me të vërtetë interesante. Ndeshjet e kësaj faze do të luhen në datat 17, 18, 24 dhe 25 shkurt dhe në 10, 11, 17 dhe 18 mars.

Lajme të ngjashme

Back to top button