Nexhat Daci: Thaçi është kryeministër

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lideri i LDD-së, Nexhat Daci, ka vlerësuar se koalicioni PDK-LDK është i shantazhuar.

Ai ka thënë se brenda strukturave të LDK-së kurrë nuk ka pasur vullnet për bashkëqeverisje me PDK-në.

“Unë e kam pritur këtë sepse është parë qartë se bashkësisë ndërkombëtare i duhet një përbërje numerikisht e duhur dhe duan njerëz të shantazhuar”, tha Daci.

Daci ka deklaruar se ky koalicion mund të funksionojë aq sa është i interesuar faktori ndërkombëtar të cilin e ka quajtur patericë e këtij koalicioni, raportojnë mediat në vend.
“Bashkësia ndërkombëtare. Pse, mos menduat se mund të jenë Drenica, Dukagjini apo Llapi?! Ky koalicion varet nga bashkësia ndërkombëtare”.

Sa i përket kryeministrit të ri, Isa Mustafa, Daci ka thënë se ky i fundit detyrën e vet do ta ushtrojë vetëm me letra. Sipas tij, kryeministër i vërtetë është Hashim Thaçi.
“Mendoj se de fakto kryeministër dhe gjithçka është Thaçi”.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button