Drejtoria e Doganave nis projektin për thjeshtëzimin e formaliteteve tregtare

Drejtoria e Doganave të Republikës së Maqedonisë sot do ta shënojë fillimin e Tuining projektit “Përfundim i procedurës për qasje ndaj Konventës për Procedura transit të përbashkëta dhe Konventës për thjeshtëzimin e formaliteteve në tregtinë me mall”, I financuar përmes IPA TAIB 2010.

Qëllimi përfundimtar i projektit, që realizohet me ndihmë profesionale nga Drejtoria financiare e Republikës së Sllovenisë, është që Maqedonia të pranohet në Konventat për transit të përbashkët dhe thjeshtësimin e formaliteteve gjatë tregtimit të mallit. Tuning projekti duhet të sigurojë mbështetje të Drejtorisë së Doganave në harmonizimin e legjislacionit doganor dhe ngritjen e kapaciteteve operuese që ta arrijë misionin e saj për sistem efektiv, modern dhe siguri në harmonizimin me kërkesat dhe standardet e BE­së.

Lajme të ngjashme

Back to top button