Vajza 27 vjeçare nga Tetova humb jetën në ujërat e lumit Radikë

Gjatë një aksidenti automobilistik në afërsi të fshatit Rostushë ka humbur jetën vajza 27 vjeçare nga Tetova, bëhet fjalë për personin në fjalë me emrin Lindita L. 

Burime të policisë thonë se vajza Lindita ka qenë në veturën të tipit “Audi A4” së bashku dhe me dy persona të tjerë , të cilët pas aksidentit kanë ikur, ndërsa Lindita ka mbetur e vdekur në veturë. Sipas policisë targat të veturës kanë qenë me regjistrim të Shkupit dhe se vozitësi supozohet të jetë personi me inicialet Sh.P. 

Aksidenti i këtillë ka ndodhur në afërsi të fshatit Rostushë rreth orës 23 ku vetura së bashku me viktimën është gjetur brenda në ujërat e lumit Radikë.

Në hetime kanë dalë gjykatësi hetues, prokurori publik de krim teknika.

Lajme të ngjashme

Back to top button