Liban: Kidnapohen pilotët e Turkish Airlines

Persona të armatosur kanë kidnapuar dy pilotë që punojnë për Turkish Airlines mëngjesin e së premtës në një rrugë që të çon drejt aeroportit të Bejrutit.

Lajmin ja ka konfirmuar agjencisë së lajmeve franceze, AFP ministri i brendshëm i këtij shteti, Marwan Charbel.

“Një operacion kidnapimi ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit duke e pasur si cak një autobus me të cilin udhëtonin disa pjesëtarë të Turkish Airlines, të cilët shkonin nga aeroporti për në hotel” ka thënë Charbel.

“Personat e armatosur kanë kidnapuar dy pasagjerë prej autobusit, pilotin dhe bashkë-pilotin”, ka shtuar ministri.

Lajme të ngjashme

Back to top button