Kryeministri do të jetë “stritfajteri” i ardhshëm

Sinoliçka Trpkova, kolumnë-“Historia është për tu mësuar, e jo për ta fshirë”, Fokus
Kështu si që ne jemi sot, nuk duhet të ketë asnjë pritje, të paktën prej Evropës. Pse Evropa nuk supurton ato që qajnë, sharlatanët, inatxhitë dhe shitësit e mjegullës. Evropian mbështet dialog, fakte, konstruktivitet, përballje si dhe përgjegjshmëri.

Ramadan Ramadani, kolumnë-“Njerëzit janë ata që po vdesin, popujt zhduken”, Fokus
Çfarë do të bën kryeministri aktual me fuqitë ligjore për ish-kryeministrat që u votuan? Me 6 persona truproje? Thua do të marrë pjesë në kacafytje dhe rrahje në rrugë me individa patriotë, të cilët gjithmonë do t’i venë re se ai ishte pikërisht njeriu që ndryshoi emrin e shtetit?

Mladen Çadikovski, kolunë-“Nëse ta bën me sy Obama …”, Fokus
Nëse rastësisht gjendeni në të njëjtën dhomë me më të fuqishmin keni kujdes që sytë mos t’ju takohen, sepse në qoftë se ju bën me sy, nuk është e mirë! Sanader me sy në balle u bë qorr kur ja bënin me sy. Horhe tashmë edhe vet e di. Samarasit ja bëri me sy dje. Grujo ri në shtëpi, që të jetë më larg nga Obama!

Dimitar Mirçev, kolumnë-“Likuidimi i KAÇKM dhe pranvera e KAÇKM-së”, Journal
A kishin  kryengritja dhe Lufta e Dytë Botërore me një karakter klasë-revolucionare dhe revolucioni proletar që do ti sillte komunistët në pushtet? Assesi jo. Si lëvizja ashtu dhe KAÇKM kanë pas  karakterin e kryengritjes civilo-demokratike dhe çlirimtaro-kombëtare. Po të kishin një karakter partiak, nuk do kishin sukses.

Eroll Rizaov, kolumnë-“Edhe Minhauzeni na ka zili”, Utrinski Vesnik
Kur rrëzohen sisteme të tilla autoritare që kanë arritur të mashtrojnë disa gjenerata, kur ju prishen kullat e kartave, pasuesit më besnik të princit, të cilit të parët do ia sjellin shpinën, do ta tregojnë atë përrallë të famshme se ata nuk dinin asgjë për atë që ka ndodhur.

Todor Pendarov, kolumnë-“Demagogji”, Utrinski Vesnik
Në një shoqëri si e jona me një kulturë të tillë politike që është ardhur në ndarje mes tanët dhe të juvet, domethënë patriotë dhe tradhtarë, ose autokratë dhe demokratë, në publik tërësisht apatik në thelb, demagogjia bëhet realiteti ynë i përditshëm.

Igor Shegaviq, komenti-“Në Halkidiki me shirit ngjitës”, Dnevnik
Në vend të një sikter-kafeje, nacionalistët grekë të zjarrmuar, mysafirëve të padëshiruar po ju hoqin targat nga makinave të tyre, po mbulojnë me ngjyrë karakterin MK, ose po ju gërvishtin makinat duke shkruar porosi se “Maqedonia është Greke”.

Branko Gjorgjevski, kolumnë-“Zhdukja pa përgjigje”, Dnevnik
Unë nuk jam i prirë të besoj se me një listë të masave ka për tu zgjidhur problemi ynë me murtajën e bardhë, por është më mirë që të kemi arsenal masash të cilat do të jenë të mbështetura nga ekspertët, në vend se gjërat të jenë të lëna ideve të dikujt sporadike mbi mënyrën se si të merremi me demografinë.

E premte, 9 gusht 2013, numër 101 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button