USHT e shënoi 10 Dhjetorin, Ditën e të drejtave themelore të njeriut (FOTO)

Me improvizimin e një seance gjyqësore, me temë: “Dhuna në familje dhe pasojat tek të miturit”, e përgatitur nga studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit Shtetëror të Tetovës, u shënua 10 Dhjetori, Dita e të drejtave themelore të njeriut. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte dhënia e mesazhit tek çdo qytetar për të parandaluar dhunën në familje. Studentja e Fakultetit Juridik, Besa Selimi tha se shteti duhet të bëjë më shumë për të parandaluar dhunën në familje, sidomos në shoqëritë bashkëkohore.

USHT e shënoi 10 Dhjetorin, Ditën e të drejtave themelore të njeriut

“Me moton Ndal dhunës, ne studentët e Fakultetit Juridik, viti i parë, kemi përgatitur improvizimin e një seance gjyqësore, me qëllim që ky mesazh të arrijë deri tek shtëpitë e të gjithë qytetarëve, njëkohësisht i drejtohemi edhe shtetit që të ndërhyjë më shumë në çështjet sa i përket dhunës në familje, sidomos në shoqëritë bashkëkohore. Duke u bazuar në ligjet e së drejtës dhe drejtësisë, dhuna në familje është e ndaluar, pra dhuna nuk është zgjidhje, andaj edhe ne urojmë që ky mesazh të arrijë deri tek të gjithë qytetarët, me qëllim që ata duhet ta dinë se të lëndosh një nënë do të thotë ta shkatërrosh fëmijërinë dhe ardhmërinë”, tha Besa Selimi, studente e vitit të parë në Fakultetin Juridik.

USHT e shënoi 10 Dhjetorin, Ditën e të drejtave themelore të njeriut

Profesori Bashkim Selmani tha se, në bazë të inicimit të studentëve të Fakultetit Juridik ne kemi bërë një krahasim, e drejta romake që është një nga shtyllat kryesore të së drejtës dhe jetësimi i saj në shoqërinë bashkëkohore dhe në sistemin e Republikës së Maqedonisë. Pra, nga mësimi i së drejtës në teori të kalohet në zbatimin e saj edhe në praktikë. ,,Kush është i pari për nga koha është më i forti për nga e drejta. Shqiptarët në Maqedoni jemi të parët për nga koha por jemi më të kufizuarit për sa i përket të drejtave dhe pikërisht synimi i kësaj seance ka qenë që të jepet një mesazh për sa i përket bashkëbarazisë dhe jo bashkëjetesës, pra, ka edhe një kundërshtim, për arsye se ne politikanëve mund t’u japim një mesazh se janë jashtëzakonisht të shkëlqyer, por nuk kemi juristë të shkëlqyer, sepse politika nënkupton të kemi juristë të fuqishëm, dhe mesazhi im në këtë ditë do të jetë, juristë të nderuar bashkëpunoni me politikanët, se vetëm atëherë do të dalim nga kjo katrahurë që e ka kapluar popullatën shqiptare në Republikën e Maqedonisë”, tha Prof. dr. Bashkim Selmani.

USHT e shënoi 10 Dhjetorin, Ditën e të drejtave themelore të njeriut
Në improvizimin e kësaj seance gjyqësore i pranishëm ishte Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, profesorë, studentë, si dhe familjarë të studentëve.

Vullnet Ameti USHT e shënoi 10 Dhjetorin, Ditën e të drejtave themelore të njeriut

Lajme të ngjashme

Back to top button