Të jesh i ri, privilegj apo sfidë?

Të jesh sot i ri, është sfidë sepse që në mëngjes sapo të pish kafen e mëngjesit dhe posa hap gazetën për ta lexuar, por edhe sapo të hapësh kanalin televiziv të dëgjosh ndonjë lajm …do të dëgjosh lloj-lloj lajmesh që nga kidnapimet, vrasjet por do të dëgjosh edhe për korrupsionin etj etj.
Të mos harrojmë edhe porno filmat e parë që kanë filluar të “shkëlqejnë” …..në trojet tona.

Kjo nismë është pritur. Kur analizon rrjedhën e ngjarjeve nëpër trojet tona, bashkë me euforinë e individëve, njerëz të caktuar… e shtyjnë rinin tonë të futet në këtë humnerë. Ky është turpi më i madh për politikanët edhe për qytetarët të cilët flasin sot që thonë se ky politikan bën e ky politikan nuk bën, të cilët edhe pas sa e sa vjetëve nuk janë në gjendje të këndellen e ta vënë shtetin aty ku duhet, dhe të mburremi se jemi shqiptar.

Këtu vlen për ta përmendur një fjalë të një mësuesi kur thotë “Nuk janë ndihmat e të huajve që të shërojnë por janë vetëm sa për të mbajtur të gjallë në shtrat”.

Edhe kur do njeriu të shkruajë sot një temë të mirë, nga ndjenjat e mira, nuk të del ashtu. Mendon të kaluarën, analizon skenat e sotit, mbetet diçka e pa shpjeguar, enigmatike. Nuk po më vjen mirë, por të gjitha këto në vendin tonë që po ndodhin, na bëjnë të dyshojmë.

Sot ore popull kjo klikë na ka lënë në një udhëkryq.
Ka të atillë të cilët nuk qajnë kokën se çfarë po ndodh duke thënë se ne nuk mundemi ta ndryshojmë gjendjen…nuk mundemi ta ndalojmë rrjedhjen e ngjarjeve, dhe vazhdojnë të rrojnë me komoditet.

Nuk ka Intelektual e Akademik i cili mundë të përthekojë dhe ta përshkruajë realitetin e atyre njerëzve të cilët janë zhveshur nga gjithçka njerzore, kur t’i shikosh pamjet në ato video, të djallëzuara, të manipuluara. Ata bëhen me apo pa vetëdije, artistë të ndonjë elaborati jashtë kufijve tanë. Kjo nisëm është sot më e rëndë se ajo e djeshmja të cilën për çdo ditë e ndjejmë thellë e më thellë përmes ofshamës…..ofshamë të cilën e nxjerr qytetari ynë emancipues.

Këtë dukuri degjeneruese të rinisë sonë, ne mundemi ta frenojmë së pari, përmes emisioneve cilësore televizive, mësueseve në shkolla, inkuadrimit të rinisë sonë nëpër aktivitete të ndryshme, dhe përhapjen e shoqatave emancipuese kudo nëpër vendin tonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button