Bastiset gabimisht një shtëpi nga policia në Gostivar

Gjatë aksionit policor në Gostivar,  është bastisur gabimisht shtëpia e një familjeje 6-anëtarëshe, në mesin e të cilëve edhe dy fëmijë të mitur, raporton Tv2.

Raportohet se kjo familje nuk kishte lidhje me të dyshuarit në kuadër të një aksioni të gjerë që ka nisur nga ora 3 e mëngjesit, në disa shtëpi dhe zyra noterësh, avokatësh dhe përmbaruesish në Gostivar.

Sipas njoftimeve fillestare të Policisë, aksioni ndërlidhet me arrestimin e anëtarëve të një grupi të madh kriminal i cili dyshohet se një kohë të gjatë në ka kryer vepra kriminale.

Lajme të ngjashme

Back to top button