PLD: Askush nuk mund tu mohojë të rinjve të drejtën për të protestuar

Partia Liberal Demokrate ka dalë më një komunikatë me rastin e ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut  dhe të drejtës së studentëve dhe nxënësve për të protestuar.

Në komunikatë thuhet se sot është 10 dhjetori, dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, slogani për 2014 është “respektim të të drejtave të njeriut për çdo 365 ditë të vitit”.

“PLD në përputhje me parimet e veta vlerëson se Maqedoni dhe subjektet e saja politike dhe institucionet e kanë të detyrueshëm  që të respektojnë të drejtat e njeriut të të gjithë qytetarëve pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, politike. Shteti është ai që duhet të mundësojë që qytetarët të ndihen të barabartë”, thuhet në komunikatën e LDP-së.

LDP përkrah mendimin autonom dhe kritik të të rinjve, si garanci më e mirë për të ardhmen demokratike të vendit. Sipas kësaj partie askush nuk ka të drejtë tu ndalojë të rinjve të kritikojnë, të kërkojnë, të protestojnë.

Lajme të ngjashme

Back to top button