Rritet numri i të pa punëve në Maqedoni

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencioni për punësim në tetor, janë të evidentuar 120.740 kërkues aktiv të punës, dhe 102.100 pasiv. Të regjistruarit e ri si të pa punë për në tetor janë 12.000 njerëz, ndërsa të shlyer nga evidenca për shkak të punësimit janë 3.000, përderisa 2.455 janë shlyer me bazë ligjore, gjegjësisht nuk i kanë plotësuar kriteret e paraqitjes me kohë.

Drejtori i Agjencionit për punësim, Vlatko Popovski theksoi se ato persona që nuk janë lajmëruar në kohë, janë shlyer prej regjistrit.

“ Ata të cilët nuk janë lajmëruar në kohë tash i pasojnë dënimet, dhe njëkohësisht ata që në mënyrë sezonale kanë punuar, tash janë të obliguar që të kthehet në evidencë si të papunësuar, dhe kjo gjë e bën rritjen e përqindjes së të papunëve:, theksoi Vlatko Popovski.

Në anën tjetër, profesori universitar Zdravko Saveski, theksoi se Agjencioni me qëllim që ta ulë përqindjen e të papunëve, vendos kritere rigoroze.

“ Agjencioni për punësim, me qëllim që të tregoj një numër sa më të vogël të papunëve, dhe të harxhohen sa më pak mjete buxhetore për personat e pa punë, vendos kritere rigoroze për regjistrim si të pa punë dhe mbajtjen e statusit si i pa punë”, theksoi Saveski.

Lajme të ngjashme

Back to top button