Ndryshe nga shqiptarët, maqedonasit përkrahin stemën e re të Maqedonisë  

Ndryshe nga qytetarët shqiptarë, shumica e maqedonasve mbështesin idenë për ndryshimin e stemës, ku përkrahja është në nivel të lartë, megjithatë ka disa të cilët janë kundër saj.

Portalb realizoi një anketë me qytetarët maqedonas dhe u njoftua nga afër me mendimet e tyre rreth stemës së re.

“Që në kohën antike, Maqedonia ka pasur dy simbole të cilat kanë përfaqësuar shtetin: diellin me gjashtë rreze dhe luanin. Sidoqoftë pas Luftës së Dytë Botërore, Maqedonia zgjodhi emblemën e deri tanishme pasi që ajo ishte pranuar nga vendet socialiste dhe komuniste, por ishte koha që ajo të ndryshohej”, tha Aleksandar R, qytetar.

“Stema e vetme e cila duhet të votohet një herë e përgjithmonë është ajo e luanit të artë me prapavijë të kuqe. Dhe ndër të duhet të shënohet Për të ne jetojmë dhe për të do të vdesim, Maqedonia”, tha Goran D., qytetar.

“Është interesant fakti që menjëherë pas pavarësimit, të gjitha vendet e ish Jugosllavisë kanë bërë ndryshime të stemave të rreme dhe i kthyen ato origjinalet, nacionalet, historiket. Ashtu Serbia, Bosnja, Sllovenia, Kroacia si dhe Mali i Zi ndryshuan stemën, vetëm Maqedonia ende mendohej për këtë çështje. Ishte koha që edhe vendi ynë të bën një ndryshim të këtillë, i cili është i nevojshëm”, tha Vlado Gj., qytetar.

“Maqedonia duhet të mbaj një stemë e cila ka vlerë historike. Të mos lejojmë bullgarët dhe grekët të marrin diellin dhe luanin tonë. Duhet të bëhet një kombinim në mes diellit dhe luanit dhe të bëhet stema e Maqedonisë” tha Sanja Jovanovska, qytetare.

“Luani duhet të jetë në emblemën e Maqedonisë. Ai është ndoshta simboli i vetëm i cili është përdorur në vazhdueshmëri që nga koha antike e deri më tani. Kishte një iniciativë për mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve për vendosjen e luanit në stemën e Maqedonisë por filloi konflikti i 2001 dhe kjo gjë u harrua. Ndoshta është e nevojshme një iniciativë e këtillë pasi që tani kemi një pamje të thjeshtë për natyrën që nuk ka asnjë domethënie”, tha Vladimir M., qytetar.

“Nevojitet një ndryshim i stemës, por menjëherë më bien në mend zënkat në mes qeverisë dhe opozitës, përfaqësuesit e pakicave dhe gjithashtu edhe reagimet e shteteve fqinje. Ama një gjë e tillë duhet të bëhet. Nevojitet koncept i ri, dizajn i ri, çfarë do që të jetë ai”, tha Dime Ivanovski, qytetar.

“Të gjitha punët i kemi në terezi vetëm edhe stema na ka ngelur dhe hymë në Bashkimin Evropian. E kujtojmë Qeverinë që ka punë shumë më të rëndësishme për të bërë sesa ndryshimin e stemës”, tha Biljana Petrushevska, qytetare.

“Jemi bë gazi i botës, dëgjoj lajme dhe nuk më besohet. Vendet e huaja perëndimore më siguri kur dëgjojnë për ne blejnë dhe hanë kokoshka si të jenë në kopshtin zoologjik, apo në ndonjë shfaqje cirku”, tha Rade Tasevski. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button