Vetëm dy femra në qeveri, Lunaçek e zhgënjyer

Eurodeputetja dhe zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian Ulrike Lunaçek është e zhgënjyer nga Qeveria e re.

Lunaçek në një konferencë për media gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, tregoi se ndihet e zhgënjyer nga Qeveria e re për faktin se nga 21 poste ministrore, vetëm dy janë femra. “Ka pasur premtime nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi që në Qeverinë e ardhshme do të ketë më shumë femra. Nevojitet një përmirësim dhe ky është një zhgënjim”, tha Lunaçek. Ajo tha se ka takuar Kryetarin e ri të Kuvendit, Kadri Veselin, dhe shefin e diplomacisë Hashim Thaçin, poashtu tregoi se nga këta dy ajo ka kërkuar debat më dinamik në Parlament.

Ndryshe, edhe pse partitë e koalicionit PDK-LDK gjatë gjithë fushatës por edhe pas saj theksuan se në Qeverinë e re do të ketë më shumë femra në kabinetin qeveritar, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Këto parti që gjatë gjithë kohës akuzuan ashpër njëra-tjetër, në qeverinë e re që u votua sot kanë inkuadruar në qeveri vetëm dy femra. Bëhet fjalë për Edita Tahirin, që është emëruar ministër e Shtetit dhe Udhëheqëse e dialogut teknik Kosovë-Serbi si dhe Hikmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë. /Kosova Sot

Lajme të ngjashme

Back to top button