Stema e Maqedonisë, reagime nga Shqipëria dhe Kosova

Historianët nga Shqipëria dhe Kosova reagojnë ashpër ndaj pretendimeve se simboli i luanit në stemën e re shtetërore ka të bëjë me shqiptarët. Profesorët Paskal Milo dhe Frashër Demaj, theksojnë në mënyrë kategorike dhe të prerë se luani jo vetëm që nuk përfaqëson shqiptarët por as maqedonasit,  pasi ai është karakteristikë e traditës bullgare, shkruan Alsat-M.

“Stema e re që propozohet për Republikën e Maqedonisë nuk ka të bëjë me ndonjë simbol shqiptar. Është njohur që ndonjë principatë mesjetare shqiptare mund të ketë përdorur luanin në stemën e vet siç kanë qenë p.sh topiajt, por ajo nuk ka qenë simbol i shqiptarëve, ka qen një simbol i një principate feudale  të mesjetës por assesi nuk ka përfaqësuar dhe nuk përfaqëson një trashëgimi kombëtare shqiptare”, u shpreh Paskal Milo, historian.

“Kjo stemë që është propozim për t’u bërë stemë shtetërore e Maqedonisë ndoshta ka të ngjarë shumë edhe me simbolikë nga periudha e më hershme e historisë bullgare.. simbolika që në fakt bashkon shqiptarët është shqiponja e zezë dykrenore në sfond të kuq dhe nuk kanë ndonjë simbolikë tjetër shqiptarët aktualisht dhe unë nuk besoj se luani do të nxis emocione të shqiptarët sado që e kanë përdorur principatat shqiptare në shekullin 12-13, por sidoqoftë është çështje e shqiptarëve, deputetëve shqiptarë të Maqedonisë nëse do ta votojnë apo jo”, tha Frashër Demaj, historian. 

Madje Milo dhe Demaj hedhin dyshime që partia shqiptare në pushtet BDI të jetë pyetur rreth këtij propozimi, ndërkaq BDI hedh hi syve kur thotë se simboli i luanit ka elemente shqiptare. 

“Unë nuk e di mbi ç’baza dhe parim është nisur për ta mbrojtur këtë stemë. Por nuk ka ndonjë traditë thjeshtë kombëtare për të thënë se po  ne jemi të përfaqësuar në këtë stemë, këtë nuk mund ta përdorin si argument. Nëse ka ndonjë arsye tjetër që justifikon miratimin nga pala shqiptare të stemës kjo është çështje tjetër” , tha Paskal Milo, historian.

“Kjo mund të jetë arsyetim i partisë në pushtet që të mos nxit reagimin e shqiptarëve por për t’iu bërë qejfin shqiptarëve gjoja se në këtë propozim stemë shenjë identifikuese të shtetit maqedonas e gjejnë veten edhe shqiptarët, por nuk do të duhej që partia shqiptare që është në pushtet ta hedh si karem tek popullsia shqiptare autoktone atje…”, u shpreh Frashër Demaj, historian. 

Stema e re e propozuar nga qeveria pak ditë nga dy partitë në pushtet u arsyetua se është simbol i përbashkët për të gjithë qytetarët, madje BDI trumbetoi idenë se luani përfaqëson traditën shqiptare

Lajme të ngjashme

Back to top button