5 ushqimet më të mira dhe më të lira

Të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme, jo domosdoshmërish nënkupton një kosto të lartë. Të përgatitësh ushqime të stinës është gjithmonë një mënyrë e efektshme për t’u ushqyer mirë dhe me ekonomi.

Ja çfarë duhet të konsumoni për të rritur cilësinë e dietës tuaj, pa shpenzuar shumë:

1. Fasulet janë një burim i shkëlqyer i energjisë dhe proteinave, i fibrave dhe mineraleve. Ato ndihmojnë në parandalimin e hipertensionit, diabetit, mbipeshës dhe kancerit të zorrës së trashë.

2. Vezët janë burim ideal i proteinave, omega 3 dhe antioksidantëve.

3. Turshitë janë ideale për aparatin tretës, por duhet të keni kujdes, pasi ato përmbajnë sasi të larta të kripërave që duhet të evitohen kur jeni me hipertension.

4. Lëngu i mishit. Lëngu i kockave të mishit i bërë në shtëpi në formën e një supe, është i pasur me minerale, që shërbejnë për të rritur imunitetin në ditë të ftohta dimri.

5. Frutat dhe perimet e stinës janë një burim i pazëvendësueshëm i antioksidantëve, fibrave dhe vitaminave.

/Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button