OJQ-t bashkohen rreth një platforme kundër korrupsionit

Pesëmbëdhjetë organizata joqeveritare sot në Shkup kanë themeluar platformën kundër korrupsionit që ka për qëllim aktivizimin më të madh të tyre në luftën kundër korrupsionit.

Nëpërmjet kësaj platforme organizatat joqeveritare do të bashkëpunojnë me të gjitha palët duke përfshirë edhe institucionet shtetërore.

Efektiviteti dhe transparenca e institucioneve relevante shtetërore në bazë të kësaj platforme do të vëzhgohen vazhdimisht. Në këtë drejtim bashkëpunimi i veçantë do t’i kushtohet me Komisionin për antikorrupsion. Do të vëzhgohet puna e sistemit gjyqësorë, i MPB, DHP dhe institucioneve të tjera.

.

Lajme të ngjashme

Back to top button