Simeone: Presim Juventusin më të mirë

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone pret nga Juventusi që të jap më të mirën në ndeshjen e sotme dhe për këtë gjë ai ka paralajmëruar lojtarët e tij që të jenë shumë të kujdesshëm.

“Është një ndeshje e rëndësishme. Në shtëpi, ata janë akoma më të fortë, me një atmosferë shumë të mirë.Duhet të luajmë me mend. Ajo që do të gjejmë këtu është dika tjetër (nga ajo që pamë në Vicente Calderon) dhe nuk do të jetë asgjë e ngjashme me ato që kemi përjetuar në stadiumet tjera”.

“Ndeshja e të nesërmes (e martë) është ndryshe nga ato që tashmë kemi luajtur, përkundër respektit (ndaj Olympiacosit dhe Malmos). Pres Juventusin më të mirë. Nesër do të përballemi me një atmosferë finaleje”, tha Simeone në konfercën për shtyp./ Zekirja Mexhiti/Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button