Miratohet rregullorja e komisionit për mbikëqyrje të ës së DSK-së dhe AZ-së

Komisioni kuvendor për mbikëqyrje ndaj punës së Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim dhe të Agjencisë për zbulim në seancën e sotme të parë pa debat njëzëri e miratoi Propozim-rregulloren për punën e Komisionit.
Me seancën e sotme kryesoi deputeti Ivan Ivanov i autorizuar nga kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, në mungesë të kryetarit dhe zëvendëskryetarit të cilët duhet të jenë nga rradhët e opozitës.

Në seancë ishte i pranishëm edhe drejtori i Agjencisë për zbulim Naqe Çulev. Kompetentë të Komisionit, sipas Propozimit-rregullores, janë çështje të cilat kanë të bëjnë me respektimin e të drejtave dhe lirive të konfirmuara me Kushtetutën dhe ligjet, ligjshmëria në zbatimin e autorizimeve të DSK-së dhe AZ-së nga aspekti i tejkalimit të autorizimeve, marrjes së procedurave të paautorizuara, keqpërdorimit dhe negativiteteve tjera në punën në kundërshtim të të drejtave të tyre të konfirmuara me ligj, metoda dhe mjete që i shfrytëzojnë DSK-ja dhe AZ-ja nga aspekti i ligjshmërisë dhe respektimit të të drejtave të qytetarit dhe subjekteve tjera, materiale, kuadrovike dhe pajisje teknike, si dhe vendosjes së bashkëpunimit ndërkombëtarë për çështje të cilat kanë të bëjnë me mbikëqyrjen e tillë.

Komisioni për punën e vet të paktën një herë në vit dorëzon raport deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Përndryshe, Komisioni për mbikëqyrje ndaj punës së DSK dhe të AZ-së ka kryetar, tetë anëtarë, zëvendëskryetar dhe tetë zëvendës-anëtarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button