Java popullore në DWS, Tuna merr pikë maksimale (Foto)
Java e tretë në DWS Albania 5 ishte përplot me befasi, ku konkurrentët u shfaqën me veshje tradicionale shqiptare dhe valle shqiptare.
Tuna, e cila njihet si një këngëtare ekstravagante, u paraqit po ashtu në veshje tipike për veriun e Kosovës dhe në një valle që përfaqësoi të gjitha krahinat veriore, veriun e Kosovës, Maqedoninë dhe Tropojën.
Si në çdo preformancë edhe kësaj radhe interpretimi i Tunës ishte më i veçantë dhe më i dalluar. Kështu, Tuna mori më së shumti pikë nga të trija netët, teksa keq nuk ishte as Evi Reçi që mori po ashtu 31 pikë nga juria./ Portalb