Selimi: Kurrë nuk i kemi besuar Isa Mustafës

Rexhep Selimi nga Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se “do të donim të flsinim për programin qeverisës po ju skeni program për të cilin mundë të flisnim ne”.

Selimi tha se ne kurrë nuk i kemi besuar Isa Mustafës por ndjejmë keqardhje për ata qytetarë që i besauan atij.

“Dëgjuam fjalën e të nominuarit për kryeministër. Ai kërkon besimin e të tjerëve, kur nuk i besonte as vetë asaj çfarë thoshte. Fjalimi i Isa Mustafës, mu duk sikur ishte dizajnuar nga PDK-ja. I ngjante fjalimeve të Thaçit në fushatë elektorale. Mungonte vetëm ajo pjesë ku Thaçi e quante atë Putin”, tha ndër tjerash Selimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button