Beckenbauer: Arbitrat do të zëvendësohen nga dronët

Legjenda e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer beson se teknologjia do të zgjerohet edhe më shumë në botën e futbollit, madje kamerat do të përdoren edhe më shumë në të ardhmen. Sipas tij, arbitrat do të zëvendësohen nga dronët fluturues sipër fushës.

Deklarata e Kaiserit vjen pak ditë pas aprovimit të teknologjisë nga Bundesliga, kampionat që do të aplikojë përdorimin e teknologjisë për të evituar golat fantazmë, e cila po funksionon mjaft mirë në Premier League.

“Po jetojmë në shekullin e teknologjisë. Ne të gjithë e dimë që kjo nuk do të përfundojë me përdorimin e teknologjisë për linjën e portës. Do të vijë një moment kur nuk do të kemi më nevojë për arbitrat sepse dronët do të vëzhgojnë gjithçka nga ajri”. Në vijim, presidenti i nderit të Bayernit të Mynihut, bën thirrje që futbolli të mos i hapë menjëherë dyert ndaj risive teknologjike. “Unë besoj se teknologjia është e ardhmja, por unë nuk do të jem gjallë kur kjo të ndodhë, prandaj njerëzit duhet të luftojnë sa më shumë për këtë çështje, citon Supersport. Kjo do të diskutohet vazhdimisht në FIFA dhe nuk mendoj se është thjesht vetëm një ide e imja”.

Lajme të ngjashme

Back to top button