PLD: Mediat vendase censurojnë mesazhet e Hovit dhe Vajgl

Partia Liberale Demokratike (PLD), i falënderohet Riçard Hovit për angazhimin e tij, kurse nga i riu Ibo Vajgl pret që t’i ndihmojë Maqedonisë në gjashtë propozimet pozitive të Komisionit për zgjerimin e Bashkimit Evropian, deri në datën e fillimit të negociatave.

Mesazhet e tyre të qarta dhe me qëllime të mira, janë trajtuar dhe censuruar ndryshe nga ana e medieve vendase.

Edhe pse titujt kryesor ishin që Maqedonia meriton fillimin e negociatave, rastësisht ose me qëllim, mbetën mesazhet e dy palëve të cilat u transmetuan ndryshe. Ata njoftuan se problemi me emrin nuk është pengesa e vetme për integrimin Evropian të Maqedonisë, por kur të hapet dritare e re për emrin, ai moment nuk duhet të lëshohet.

Atë që Hovit e tha, disa u munduan ta fusin nën tepih, që Parlamenti ‘ende nuk është përjetuar si një institucion i besueshëm, si forum ku mund të shprehen qëndrimet të cilat dallojnë politikisht. Sipas tij në mes partive politike ka ndryshime dhe demokracia e shëndosh duhet t’i lejojë ato që t’i shprehin ndryshimet.

Drjet qëndrimit që dialogu politik duhet të ecë në kuadër te institucioneve, duhej të shtohet edhe mesazhi që opozita duhet të respektohet, si nga qeveria ashtu edhe nga mediat të cilat janë të kontrolluara, censuruara dhe pro qeveritare.

Gazetarët duhet të jenë kritik dhe të mos lejojnë politikanët të jenë të qetë, pa marrë parasysh se cilës parti politike i përkasin. Por në të njëjtën ditë kur duhej të transmetohen këto qëndrime, qeveria hapi edhe disa media të veta, të cilat ishin anonime në biznesit mediatik, por të afërta me qeverinë, u hapën gjashtë televizione të reja, ku njëra nga ato edhe keqpërdor firmën A1. Ato menjëherë filluan të transmetojnë reklama qeveritare.

Për këtë LPD kërkon nga qeveria që të fokusohet në rrugën drejt eurointegrimit dhe të heq thundrat nga gjykata dhe mediat.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button