Kosova, me 100 diplomatë

Kosova në gjashtë vjetët e shtetësisë së saj ka hapur 22 ambasada dhe 20 konsullata në vende të ndryshme të botës, në të cilat janë angazhuar rreth 100 përfaqësues diplomatikë e konsullorë me grada të ndryshme si: ambasador, ministër, ministër-këshilltar, atashe, konsull e grada, etj.

Këto grada ata i marrin gjatë ushtrimit të funksioneve në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në misionet diplomatike në bazë të kualifikimeve dhe përvojës në shërbim të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Megjithatë, Kosova është prapa vendeve të rajonit në shtrirjen e rrjetit të përfaqësive diplomatike e konsullore në botë. Edhe gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë, Kosova ende nuk ka hapur asnjë ambasadë në kontinentin e Afrikës, kurse fqinji i saj verior, Serbia, në këtë kontinent ka 10 ambasada nga rreth 65 sa i ka në tërësi./Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button