Plagoset 16 vjeçarja me armë në Gostivar

Mbrëmë rreth orës 21:00 në spitalin e Gostivarit është sjellë një 16-vjeçare nga Gostivari e plagosur me armë zjarri në anën e majtë të kraharorit. Pas ndihmës mjekësore, dhe për shkak të gjakderdhjes së tepruar, është transferuar në klinikat e Shkupit, njofton SPB-Tetovë.

Gjashtëmbëdhjetëvjeçarja është plagosur para shtëpisë së saj nga mosmarrëveshja e babait të saj F.M. (38) me ish-gruan, e cila është nëna e vajzës së plagosur.

Më vonë, me urdhër të gjykatës, është bërë kontrolli në shtëpinë e F.M dhe është gjetur një pistoletë “CZ” të kalibrit 7,62 mm me një kornizë me tetë plumba, dhe një tjetër kornizë me 8 plumba, në pronësi të babait të saj, dhe një tjetër pistoletë “CZ” të kalibrit 9 mm, e cila supozohet të jetë qëlluar 16-vjeçarja.

F.M(38) dhe E.B (31), në shtëpinë e të cilit ai ka fshehur armë që dyshohet se ka shtënë, është arrestuar dhe dorëzuar në stacionin policor të Gostivarit.

Policia është duke e zbardhur rastin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button