Arrestohen 9 valltare në rajonin e Tetovës

Mbrëmë policia e Tetovës ka kryer një kontroll në dy restorante: “Baci” në fshatin Siniçan të Tetovës ku kan kapur 8 valltare, 3 nga Shqipëria, 2 nga Kosova si serbe dhe një me banim të përkohshëm në Tetovë dhe në “Energy Club” një vajzë nga Mali i Zi.

Nga policia e Tetovës thonë se nëntë valltaret janë të moshës nga 21vjeçe deri 37 vjeçe, të cilat kanë qenë të punësuara në mënyrë të paligjshme si këngëtare dhe valltare. Pas arestimit janë valltaret janë dërguar në stacionin policor të Tetovës, dhe sot do të përcillen në Departamentin e krimit ndër-kufitar, të huaj dhe ripranimi për procedurë të mëtutjeshme, në të cilat ata do të përcaktojnë të gjitha detajet rreth qëndrimit dhe të punës së tyre në këtë zonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button