“Time” shpall shtëpitë më të shtrenjta në botë (FOTO)

“Time” ka shpallur shtëpitë më të shtrenjta në botë, pronarët e të cilave janë njerëz misterioz që nuk i njohim.

 Antilia nuk është shtëpi, por ndërtesë 27-katëshe në Indi. Vlera e saj është një miliardë dollarë. Pronar është Mukesh Ambani, njeriu më i pasur në Indi.

Antila

Pallati i Bakingamit në Londër vlen 1,55 miliarda dollarë. Në të ka 775 dhoma, mes të cilave 19 dhoma për mysafirë, 52 dhoma fjetjeje, 188 dhoma për shërbyesit, 92 zyre dhe 78 banjo. Kuptohet, pronarja është mbretëresha Elizabeta e Dytë.

Pallati i Bakingamit në Londër

Prona e Leri Elisonit vlen 200 miliona dollarë dhe gjendet në Uwdsajd, Kaliforni.Ai shtrihet në sipërfaqe prej 93.000 metrave katrorë.

Prona e Leri Elisonit

Kështjella e Uiliam Rendolf Herstit vlen 191 miliona dollarë. Ajo ka 27 dhoma fjetjeje, dhe është përdorur për xhirimin e filmit “The Godfather”.

t3

Seven pinacle është pronë me vlerë prej 155 miliona dollarëve. Aty ka hapësirë private për ski dhe golf, pishina, palestër dhe ski-lift.  Pronarët janë Edra dhe Tim Blikset.

t4

Villa Leopolda gjendet në Francë dhe vlen 750 miliona dollarë. Shtëpia shtrihet në 202.000 metra katrorë. Pronare është Lili Safra, vejushë e bankierit libanez Uiliam Safra.

t5

Lajme të ngjashme

Back to top button