Vazhdon rritja e shpenzimeve për ndërtimin e shtëpive në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut po vazhdon rritja e shpenzimeve për ndërtimin e objekteve të banimit, duke përfshirë çmimin e materialit dhe punëtorëve, transmeton Portalb.mk.
“Në tremujorin e dytë të vitit 2022, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kostot e ndërtimit për objektet e reja për banim individual janë më të larta për 20.7 %, kostot për materiale për 19.8 % dhe kostot e punëtorëve për 22.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Enti sqaroi që shpenzimet për punëtorë janë rritur për 12.5 përqind krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa materialet për 0.2%.
Krahasuar me vitin 2015, shpenzimet për materiale janë rritur për 36.4 %, ndërsa për fuqinë punëtore për 94.2 %.