Qeveria miratoi projekt-ligj për stemë të re shtetërore
Qeveria e Republikës së Maqedonisë sonte në seancë e miratoi projektligjin për stemë të re shtetërore. Stema e re shtetërore për të cilën do të pasojë debat publik, siç thonë nga Qeveria do të bëjë unifikim më të madh të qytetarëve për shkak të elmeneteve të cilat i përmban.
Stema e re e propozuar shtetërore përmban një luan të egërsuar me ngjyrë të kuqe në mburojë të artë me kurorë murale në formë kështjelle në pjesën e sipërme.
Arsyet të cilat janë elaboruar në propozim, janë kthimi drejt simboleve historike. Maqedonia dhe Bjellorusia janë vendet e vetme në Evropë të cilat akoma përdorin emblema të inspiruara nga heraldika sovjetike.
“Stema aktuale e Republikës së Maqedonisë është tërësisht e disejnuar sipas stemës së Bashkimit Sovjetik, sipas të cilit janë disejnuar edhe stemat e të gjitha Republikave Sovjetike. Elementet e diellit, yllit me pesë cepa, kallirit të grurit të lidhur me shirit me motive popullore, e simbolizojnë shoqërinë e komunizmit e cila arrihet përmes punës së klasës punëtore dhe bujqve”, qëndron në propozim.
Disejni i ri i luanit të kuq bazohet në stemat historike, ilustrimeve të Verlandit nga viti 1481 dhe stema e Baroadit nga 1581 e cila përmes stemografive të Vitezoviqit në vitin 1964 dhe Zherafoviqit në vitin 1741 u bë stemë e Maqedonisë.
Kurora e verdhë e artë e cila është zbukuruar me margaritarë dhe rubinë duhet ta simbolizojë rendin republikan të shtetit.
Që të ndryshojë simboli nevojitet ndryshimi i Kushtetutës gjegjësisht me shumicë prej dy të tretash apo sipas Badenterit.