Thaçi: Marrëveshja me LDK-në finalizohet gjatë vikendit

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se java e ardhshme do të sjell institucionet e reja në Kosovë.

“Finalizimi i marrëveshjes së partnerëve të koalicionit do të kryhet gjatë vikendit kur do të shpaloset edhe arkitektura e re qeverisëse. Muajin dhjetor do ta përdorim për punë intensive në Kuvend dhe Qeveri për të implementuar prioritetet. Koalicioni i ri qeverisës do të shtyen fuqimisht agjendën euro-atlantike dhe reformat ekonomike, që nga dita e parë e punës. HTH”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të ngjashme

Back to top button