Rriten shpenzimet në ndërtimtari për objekte të reja

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në tremujorin e tretë të vitit 2014, shpenzimet në ndërtimtari për objekte të reja për banim individual, në lidhje me kuartalin e tretë vitin e kaluar janë më të larta për 0,3 për qind. Në tremujorin e tretë të vitit 2014, në krahasim me tremujorin e dytë, shpenzimet në ndërtimtari për objekte të reja për banim individual janë më të larta për 0,7 për qind, shpenzimet për materiale janë më të ulëta për 0,1 për qind, ndërsa shpenzimet për të punësuarit janë më të larta për 2,7 për qind. Në tremujorin e tretë të vitit 2014, në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2013, shpenzimet në ndërtimtari për objekte të reja për banim individual janë më të larta për 0,3 për qind, shpenzimet për materiale janë më të ulëta për 0,8 për qind, ndërsa shpenzimet për të punësuarit janë më të larta për 3,5 për qind.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button