Juve e Barça pas Januzajt

Skuadra italiane e Juventusit është e intensifikuar për shërbimet e mesfushorit shqiptar të Manchester United, Adnan Januzaj.

E përditshmja britanike ‘Daily Mail’ shkruan sot se agjentit të futbollistit, trajneri i Juves, Antonio Conte i ka thënë se dëshiron që t’i filloj sa më shpejt të jetë e mundur negociatat rreth arritjes së një marrëveshje.

Por, zyrtarët e ‘Zonjës së Vjetër’ janë të vetëdijshëm se edhe gjiganti spanjoll, Barcelona gjithashtu ka shprehur interesim për Januzajn, ndërsa skuadra e Manchester City raportohet se e ka kërkuar më së shumti shqiptarin.

Mbetet të shihet se ku do të përfundoj lojtari talentuar shqiptar, pasi që kontrata e tij do të përfundoj në muajin qershor të vitit të ardhshëm.

Lajme të ngjashme

Back to top button