Një kanton në Zvicër ndalon nikabin

Në referendumin e mbajtur në kantonin Ticino të Zvicrës 65 për qind e popullatës janë deklaruar për ndalimin e veshjes që mbulon tërë fytyrën.

Stacioni televizioni RSI, ka njoftuar se shumica e njerëzve votuan për futjen e ndalimit të çdo grupi, përfshirë këtu edhe muslimanët.

Edhe pse kjo iniciativë, të cilën mediat e quajtën “anti-burka” nuk vlen vetëm për muslimanët, ajo ka ngjallur kritika të mëdha në opinion, në komunitetin musliman në Zvicër dhe organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, “Amnesty internacional”.

Referendumet në Zvicër paraqesin një nga themelet e sistemit të ashtuquajtur demokraci direkte, përmes të cilëve nismëtarët e tyre mund të kërkojnë votimin nëse mbledhin një numër të mjaftueshëm të nënshkrimeve, transmeton AFP.

Nëse kjo masë miratohet, atëherë do të jetë hera e parë që një prej 26 kantoneve zvicerane sjellin ndalimin e mbulimit të fytyrës në vendet publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button