Sarandë, shkon për të grabitur, qëllohet me armë

Një tentativë grabitje ka dështuar, ndërsa personi që kishte hartuar planin për të vjedhur ka mbetur i plagosur.

Në fshatin Qenurje të Sarandës është plagosur me çifte 34 vjeçari Edlir Zema, i cili gjatë orëve të para të mëngjesit kishte hyrë në një pikë tregtimi inertesh për të vjedhur.

Siç raporton Noa.al, ka qenë roja i objektit ai që ka qëlluar mbi Zemën, gjatë kohës që ky i fundit po tentonte grabitjen.

Si pasojë e të shtënave dhe plagëve të marra 34 vjeçari u dërgua për marrjen e ndihmës së nevojshme në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, ndërsa nga ana e uniformave blu vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./noa.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button