I hiqet kartoni i verdhë Messit

Argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi, ka marrë një lajm të mirë nga Komisioni i Apelit i Federatës Spanjolle të Futbollit.

Kartoni i verdhë që ai mori në sfidën kundër Valencias në Mestala, i është hequr, transmeton Mundo Deportivo.

Argjentinasi apeloi për heqjen e kartonit, duke u arsyetuar se vonesa e tij për t’u rikthyer në fushë erdhi pasi u godit me shishe në kokë.

Edhe pse në rastin e parë një ankesë e tillë u refuza, në apel Messi doli fitues duke hequr kartonin.

Lajme të ngjashme

Back to top button