Rama: Shqiptarët nga 40-65 vjeç, kontrollohuni tek mjeku falas

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur premtimin për shëndetësinë falas. Mbrëmjen e sotme ka njoftuar nëpërmjet një statusi në facebook se shqiptarët e moshës 40-65 vjeç do të kenë mundësinë të kryejnë kontrolle mjekësore falas.

“Nis, për herë të parë prej 24 vjetësh, kontrolli falas i shëndetit në të gjithë territorin e Shqipërisë,- shkruan Rama në facebook, këtë mbrëmje. – Të gjithë shqiptarët nga 40 deri në 65 vjeç kanë mundësinë ta bëjnë këtë kontroll pa asnjë pagesë dhe t’i dalin përpara çdo problemi të mundshëm në organizmin e tyre. Po ashtu, ky kontroll shënon fillimin e një epoke të re, ku sistemi ynë shëndetësor do të nisë të integrohet në botën normale duke zotëruar një bazë të konsiderueshme të dhënash për shëndetin e popullatës e të çdo individi, që më tutje mund të ketë nevojë për kujdes mjekësor”, shkruan Kryeministri Rama./ Ikub

Lajme të ngjashme

Back to top button