Hovit dhe Vajgll, ndajnë konstatimin e përbashkët, konflikti mund të rikthehet

Deputeti evropian Riçard Houit, në fjalimin e tij të fundit në rolin e raportuesit të deritanishëm për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, ka theksuar se është i shqetësuar rreth bashkëjetesës në këtë shtet dhe se duhet të mbetemi akoma vigjilent në parandalimin e ndonjë zhvillimi që mund të çojë në rikthimin e konfliktit.

“Historia e dallimeve fetare është unike në këtë shtet. Megjithëse sfidat rreth dallimeve fetare prekin gjithë shtetet tona, jo diskriminimi në baza religjioze dhe besimi është vlerë themelore e BE-së  dhe pjesë e të drejtave themelore të njeriut në OKB. Angazhimi ndërkombëtar duhet t’ju ndihmojë të promovoni pajtimin e vërtetë dhe të përhershëm këtu”, tha Riçard Houit, Raportues në PE-në për Maqedoninë, në largim”, tha Hovit.

Edhe për raportuesin e ri për Maqedoninë në Parlamentin Evropian Ivo Vajgll, rreziku nga konfliktet e reja në rajon nuk është shmangur, prandaj alternativa e vetme për Ballkanin është integrimeve në familjen evropiane.

“Ka shumë emocione dhe rreziqe të fshehta në këtë rajon. Ne, Evropa duhet të bëjmë çmos që të ndalojmë që këto probleme të mos paraqiten në formë tjetër në një kohë të tjetër. Ne duam stabilitet këtu, marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore, aftësi nga shtetet me popullsi shumë etnike dhe shumë religjioze për të jetuar në mënyrë produktive”, u shpreh Ivo Vajgll, Raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.

Houit, nga ana tjetër shtoi se nuk dëshiron që vendi të mbetet i izoluar dhe të përfshihet në një konflikt tjetër të ngrirë sikurse ato në Evropën Qendrore, pasi sipas tij, shtetet anëtare po e largojnë gjithnjë e më shumë vëmendjen nga Maqedonia. Ai gjithashtu nënvizoi faktin se nuk ekziston një rrugë e shkurtër për anëtarësimin e vendit në BE, pa zgjidhur fillimisht çështjen e emrit.

“Kjo është përfundimisht një çështje e vullnetit politik mes dy kryeqyteteve. Unë mendoj se ekzistonte një kornizë kohore kur zgjidhja ishte e mundur por kjo mundësi nuk u shfrytëzua. Unë nuk jam i sigurt se kur mund të hapet një dritare e ngjashme sërish”, tha Riçard Houit, Raportues në PE-në për Maqedoninë, në largim.

Vajgll nga ana tjetër theksoi domosdoshmërinë e ringjalljes së procesit të emrit. Ai tha se do të vizitojë Athinën Zyrtare për të ndihmuar procesin, por theksoi se nuk do të bëhet pjesë e polemikave midis dy fqinjëve.

“Nevojitet një dinamikë e re në diskursin rreth emrit. Politika e arsyeshme greke duhet të diktojë hapje ndaj zgjidhjes së problemit, dhe jo të fshihet nëpër llogore mbrojtëse. Mendoj se BE-ja duhet të krijojë dinamikë të re, ndërkaq kjo mund të bëhet vetëm përmes hapjes së disa kapitujve për negociata që janë më pak kontestuese për fqinjët”, deklaroi Ivo Vajgll, Raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.

Dy euro-deputetët sugjeruan që vendi të shmang kthimin prapa, sidomos në fushat e luftës kundër korrupsionit, pavarësisë së gjyqësorit, lirisë së mediave, dialogut politik dhe zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit me qëllim që vendi të mos nxirret jashtë agjendës evropiane.

Lajme të ngjashme

Back to top button