Lustrohen dy bashkëpunëtorë dhe një urdhërdhënës

Për dy persona është vërtetuar se janë bashkëpunëtorë të shërbimeve sekrete dhe një person tjetër i cili ishte urdhërdhënës dhe shfrytëzues i informacioneve, deklaroi Predrag Dimitrovski anëtarë i Komisionit për verifikimin e fakteve në seancën e sotme ku janë verifikuar gjithsej shtatë lëndë.

Për katër personat e tjerë Komisioni do ti verifikojë të dhënat personale dhe më pas do të merr një zgjidhje përfundimtare.

Dy personat që ishin bashkëpunëtorë të shërbimeve sekretë janë gjanë gjallë dhe emrat e tyre do të bëhen publike në ueb faqen e Komisionit ndërsa urdhërdhënësi është i vdekur dhe emri i tij do të vendoset vetëm në regjistrin e personave të lustruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button