A do të mbetet Qendra tregtare me imazhin e vjetër në vitin e ri?

“Në vitin e ri me Qendrën e vjetër Tregtarë”, është motoja e fushatës për ruajtjen e karakterit të objektit, pasi kohë më parë Ministria e Transportit shpalli konkurs për konsultant i cili do të vërtetojë nëse Qendra Tregtare e Shkupit të privatizohet para se të rinovohet me barok.

Nikolla Kozarov nga iniciativa “Un e dua Qendrën Tregtare” thotë se fushata duhet të ju tregojë investitorëve privat se duhet të ketë një limit për ruajtjen e kapitalit dhe interesave të qytetarëve. Sipas tij ky objekt është shumë i rëndësishëm për Shkupin.

“Shumë njerëz e njohin Qendrën Tregtare si zemrën e qytetit. Nuk bëhet fjalë vetëm sepse është Qendër tregtare, GTC është një monument një memorie, karakteristikë e Shkupit vlera e të cilit është zakonisht shumë më e madhe se të gjitha vlerat e tjera në  këtë histori të re të Shkupit që është bërë në vitet e fundit”, deklaroi Kozarov.

Iniciativën e kanë përkrahur edhe Asociacioni I arkitektëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button