Kërkohet shtyrja e pagesës së kontributeve për honorarët
Nënshkruesit e kartës së organizatës Solidariteti i Sindikatave dhe Organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kërkojnë që shtyhet pagesa e kontributeve për sigurim social dhe shëndetësorë për honorarët sepse kjo në mënyrë plotësuese do t’i ulë të drejtat e punëtorëve.
Në komunikatën e tyre ata thonë se nuk janë kundër pagesës së kontributeve, por nuk janë të bindur se ndryshimet ligjore që do ët hynë në fuqi më 1 janar do të zgjidhin problemin me të drejtat e pensionit dhe sigurimit shëndetësorë.
“Në këtë mënyrë do të përmbushen detyrimet financuese ndaj shtetit në dëm të punëtoreve duke mos paguar kompensimin për pushimin vjetor”, thuhet në komunikatë.