Vuçkov: Gardhi me tela në kufirin Bullgari-Turqi, nuk është shprehje armiqësie

Ministri i Brendshëm i Bullgarisë, Veselin Vuçkov ka mbrojtur pengesën me tela prej 30 km të instaluar në kufirin me Turqinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Vuçkov në një deklaratë për median tha se pengesa nuk e dëmton anën turke dhe nuk është shprehje armiqësie.

Vuçkov në lidhje me pengesat të cilat janë vendosur për të ndaluar refugjatët të cilët përpiqen për të hyrë në mënyrë ilegale nga Turqia tha se: “Qëllimi është shumë i thjeshtë. Kjo është për të siguruar që çdo kush që largohet nga lufta dhe kërkon strehim, të hyjë në pikat zyrtare të kufirit”.

Vuçkov duke theksuar se tani për tani nuk është e nevojshme dërgimi në vendet europiane i një pjese të refugjatëve që ndodhen në Bullgari tha se ky shtet po pret ndihmën e BE-së.

Vuçkov gjithashtu theksoi se javën e ardhshme do të diskutojë me Ambasadorin e Turqisë në Sofje Sulejman Gokçe për çështjen e pengesave me tela.

Lajme të ngjashme

Back to top button