Topi: Rama si Berisha, ka zaptuar ekranet

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi ka kritikuar qeverinë e majtë pas mbi një vit qeverisje nga largimi i Berishës nga pushteti. Gjatë një takimi në Korçë me strukturat e FRD-së, Topi tha se vërejtjet e tij mbështeten në një analizë realiste dhe nuk është thjeshtë koment politik.

Duke i bërë apel kryeministrit për krijimin e një vizioni të qartë, ka nënvizuar se mazhoranca qeverisëse po zhgënjen dukshëm në punën e saj, ku marrëdhënia mes popullit dhe qeverisë po pëson shkëputje çdo ditë e më shumë sipas tij.

“Zotëria ke zaptuar ekranet. Shqiptarët kanë nevojë për një Kryeministër të modeleve europiane. Ky popull llogarit mbijetesën, ndërsa sot bëhet politika shumë sipërfaqësore”, është shprehur Topi.

“Vetëm këtu kam parë që sapo merr pushtetin bëhesh delirant dhe harron premtimet. Ka nisur një luftë virtuale politike dhe harrohet gjithçka. Janë harruar çështje si Gërdeci, Rruga e Kombit etj.”

Nga ana tjetër për këtë performancë të qeverisë, ish-presidenti ka bërë fajtore edhe opozitën. “Kjo mazhorancë dëmtohet sepse nuk ka një opozitë ose ka një opozite jashtë loje të cilën se kam parë ndonjëherë”, thotë Topi. “Asnjëherë e djathtët nuk ka qenë më në krizë se sot. Ai që për shumë vite drejtoi kauzën e së djathtës konsiderohet sot si “Kali i Trojës” të së djathtës.”/Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button