Ambasadori rus: Kosova dhe Krimea ndryshojnë si Toka me Qiellin

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandër Chepurin tha sot në beograd se shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe rasti i Krimesë ndryshojnë si Toka me Qiellin.

Sipas tij, Kosova është pjesë e Serbisë “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

“Kosova kurrë para Luftës së Dytë Botërore nuk e kishte territorin që ka sot. Krimea ka një traditë të shtetësisë që prej shekullit XV”, tha Chepurin në Qendrën Mediale të Beogradit, në panelin me temën “Nga Kosova në Krime: Unilateralizmi dhe manipulimi në lidhje me të drejtën për vetëvendosje”, transmeton Telegrafi.

Ai shpjegoi se ish-udhëheqësi sovjetik, Nikita Khrushchev, Krimenë ia ka “dhuruar” Ukrainës, por se kjo ishte në kundërshtim me Kushtetutën e ish-Bashkimit Sovjetik.

“Popullata shqiptare ka dalë në referendumin e vitit 1988 për autonomi, në përputhje me kushtetutën e RSFJ-së. Pra, Beogradi ishte i gatshëm që t’ia japë autonominë Kosovës, ndërsa Kievi nuk ia ka dhënë këtë të drejtë Krimesë”, tha ai.

Sipas tij, në Kiev ka ndodhur një grusht-shteti.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button