Ja çfarë tregon fytyra për shëndetin tuaj

Tiparet e fytyrës mund te tregojnë shume lidhur me gjendjen tuaj shëndetësore. 

Ngjyra e lëkurës, disa rrudha, dobësimi i tepërt, skuqja ne fytyre.. tregojnë se çfarë gjendje shëndetësore keni. Zbulojini me poshtë një e nga një.
Sytë
Rrethi i bardhe rreth e rrotull irisit. Kjo mund te tregoje se keni sasi te larte kolesteroli ne gjak. Beni kujdes sepse ky problem mund te sjelle edhe kriza kardiake.
Rrudhosja e lëkurës tek kapakët e syve. Kjo mund te jete shenje e një aksidenti te mundshëm vaskular cerebral si paraliza Bell apo sindroma Pancoast- Tobias.
Sytë e thate. Behet fjale për një dehidratim te trupit.
Goja
Prishja e dhëmbëve. Shpesh kjo vjen nga një aciditet i tepërt ne stomak.
Gjuha e zeze. Nëse kur zgjoheni vini re se e keni gjuhen te nxire do te thotë se keni një problem shëndetësor. Zakonisht nxirrja ndodh nga marrja e antibiotikeve, nga përdorimi i tepruar i shpëlarësve te gojës, nga mjekimet imuno-depresive apo nga disa sëmundje. Flisni me mjeket.

Buzët e nxira. Kur buzët tuaja qëndrojnë për një kohe te gjate te nxira, kjo tregon se nuk keni sa duhet oksigjen ne gjak dhe nuk merrni dot fryme lirisht. Flisni me një specialist.

Lëkura
Lëkura e zverdhur. Kjo tregon se keni probleme te mëlçinë. Është pikërisht bilirubina ne gjak qe shkakton ngjyrën e verdhe. Gjithashtu mund te behet fjale edhe për hipotiroide.

Pigmentimi i lëkurës. Shfaqja njollave ne lëkurë mund te jene pasoje e disa patologjive si: vitiligo-ja (depigmentimi), Chloasma (shfaqja e njollave kafe), lentigo-ja (njolla te vogla me te errëta) apo Pitiriasis-i (njolla te vogla te kuqe apo te bardha).

Veshi

Një lob i veshit i ngjitur tregon se behet fjale për një sëmundje koronare. Kur ai është i perkulur diagonalisht mund te tregoje se personi ka një arterie te bllokuar.

Flokët dhe vetullat
Flokët e thate dhe te dobët tregojnë se mund te keni probleme me hipotiroiden. Kur qerpikët ju bien ne sasi te konsiderueshme mund te tregoje gjithashtu se keni probleme te tilla.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button