Si të trukojme sytë që të na duken më të mëdhenj

Te mësosh te trukosh mire sytë për ti bere te duken me te mëdhenj është një nder gjerat me te rëndësishme ne një make up. Kështu qe ja disa këshilla për te pasur një shikim te thelle dhe për te bere sytë te duken me te mëdhenj me disa lëvizje te lapsit dhe kozmetikeve te duhur.

Si te trukojme sytë për ti zmadhuar

para se gjithash duhet te eliminoni qeskat e syve me një korrektor te mire. Përdorni penelin për te mbuluar mire pjesët e errëta. Ideale është te aplikoni gjate ditës një produkt te mire për te zbehur sa me shume zonën e syve e cila është shume e rëndësishme ne përgjithësi për shikimin. Me pas shtrini fondotinten ne lëkurë duke aplikuar një sfungjer për ti dhënë një ngjyre uniforme duke bere kujdes te veçante zonës rreth syve. Me pas mund te merreni me vetullat. Nëse keni domosdoshmëri mund te aplikoni një laps për vetullat i cili nevojitet për te harkuar me mire vetullat.

Për grimin e syve mund te aplikoni një ton sysh ngjyre kafe-lajthi ne te gjithë syrin dhe me pas aplikoni një kafe me te erret ne zonën qe palosohet qepalla. Sfumojeni mire ne mënyrë qe te krijon një efekt thellësie ne shikimin tuaj. Aplikoni një ton sysh me shkëlqim ne te gjithë qepallën e sipërme duke bere kujdes ne pjesën e brendshme te syrit. Me pas aplikoni penelin e zi duke bere kujdes kur te aplikoni vijën e holle. Ktheni qerpikët me ndihmën e një mekanizmi specifik dhe aplikoni rimelin i cili do te beje shikimin tuaj edhe me te thelle. Make up te tjere strategjik për te zmadhuar shikimin janë cat- make up dhe grimi për sytë e vegjël.

Lajme të ngjashme

Back to top button