DÇP: JO privatizimit të oborreve të uzurpuara

Organizatë shoqërore dhe ekologjike Duam Çair të Pastër, reagojnë ashpër lidhur me gatishmërinë e shtetit të legalizon oborret e uzurpuara.

“Në komunën Çair shumë tokë shoqërore është uzurpuar nga individ të ndryshëm duke e bërë tokën shoqërore tokë private, ose oborr për interesa të tij personale! Disa nisën të bëjnë garazhe për t’i parkuar veturat e tyre, por më vonë ato vende i bënë kopsht për vete dhe veturën e nxorën në rrugë! Të këtillë ka mjaft në komunën Çair, prandaj është e papranueshme të tillëve t’ju legalizohet ky lloj uzurpimi! Ne jemi kundër legalizimit të oborreve të uzurpuara”, thonë nga Duam Çair të Pastër.

Lajme të ngjashme

Back to top button