“Forbs” do të prezantojë favoret investuese të Maqedonisë

Maqedonia do të promovohet në biznes magazinën elitare “Forbs”, pas nënshkrimit të djeshëm të marrëveshjes për bashkëpunim me korporatën “ Forbs” në SHBA, deklaroi kryeministri Nikolla Gruevski, pas takimit me kryetarin e kësaj korporate Kristofer Forbs.

Bëhet fjalë për bashkëpunim nëpërmjet të cilit do të bëhet prezantimi i Maqedonisë para biznesmenëve dhe kompanive në tre qytete, New York, Londër dhe Los Angelos. Prezantimi do të bëhet para investitorëve të mëdhenj, nëpërmjet magazinës elitare “Forbs”, për arsye se investitorët para të cilëve do ët bëhet prezantimi janë edhe klient të kësaj magazine.

“Në marrëveshjen e nënshkruar, parashihet edhe bashkëpunimi në pjesën bazë të biznesit të tyre, ku në faqet e kësaj magazine për  disa muaji do të bëhet prezantimi i favoreve investuese të Maqedonisë”, ka deklaruar kryeministri Nikolla Gruevski, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button