Todorov: Marrëveshje për këmbim të përvojave me spitalin njujorkez

 “Bëhet fjalë për një nga institucionet udhëheqëse shëndetësore në SHBA, ndërsa për ne veçanërisht e rëndësishme është që spitali universitar njujorkez punon për ndërtimin e një qendre të re bashkëkohore mjekësore, e cila duhet të jetë gati deri në vitin 2017.  Është me interes për ne, duke e pasur parasysh projektin tonë për ndërtimin e një qendre klinike në Shkup. Nga spitali universitar njujorkez u ofruan përvojën e tyre dhe diturinë për ndërtimin dhe funksionimin e qendrës. “, deklaroi Todorov, pas vizitës së djeshme në Nju-Jork.

Ministri Todorov është në SHBA në suaza të delegacionit  të Maqedonisë, i cili merr pjesë në kuvendin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe në disa forume investuese.

Delegacioni, i udhëhequr nga kryetari i Qeverisë, Nikolla Gruevski, do t’i prezantojë përparësitë e Maqedonisë për investimet e huaja në Prinston, Çikago dhe Boston. Është parashikuar me këtë rast ministri Todorov të vizitojë qendra mjekësore udhëheqëse në këto qytete që të lidh marrëveshje për bashkëpunim me institucione shëndetësore të Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button