Ajdari reagon ndaj deklaratës së Nakevskit lidhur me të akuzuarit e rastit “Monstra”

Familjari i Fejzi dhe Haki Azirit, Bedri Ajdari reagoi ndaj deklaratës së prindit i të vrarit Aleksandar Nakevski, Goran Nakevski, i cili ishte kundër transferimit të të akuzuarve për rastin ‘Monstra’ nga Manastiri e Prilepi në Idrizovë.

Ajdari për Portalb tha se Nakevski mendon që jo vetëm këta janë fajtorë por edhe që të gjith shqiptarët duhet të burgosen dhe se të gjithë  janë kriminelë, sepse ashtu ia kanë imponuar.

“Goran Nakeskit i rekomandoj që të shkoj e t’a vizitojë “nënën dhe familjarët” e 6 të rinjve, të vrare në 1999, në kafenenë “Panda” në Pejë e t’i pyes: kush dhe përse i vrau fëmijët e tyre?!!!,  çfarë mendonin dhe çfarë kërkonin nga organet shtetërore të atëhershme të Kosovës e cila ishte nën regjimin Serb, për masën e dënimit të të akuzuarve shqiptarë, ‘vrasje për shqiptarët dhe vrasësit e fëmijëve, si reaguan pas 15 viteve pasi e kuptuan kush dhe përse e kishte bërë vrasjen në fjalë, çfarë hapash ndërmorën të ashtuquajturit “prindër” për gjoja drejtësinë që gjatë gjithë kohës “kërkonin”!…Z.Nakeski, nëse për juve, organet shtetërore janë të “shenjta” përse kryetarit dhe kryeministrit, kur ai kërkon ardhjen në ndihmë apo në mbikëqyrje të gjykatës nga ana e FBI-së) e cilëson, si: prodavanie magla?!, a thua vallë të dhemb “zemra” se një ditë do të zbulohet e vërteta?!. Nëse të intereson e vërteta hiqi “kapakët e syve” që nuk të lejojnë të shohësh më gjerësisht dhe pastaj bën disa hulumtime, për kuriozitet lexo edhe një herë aktvendimin dhe për çdo fjalë që është shkruar në të, kërko burimin e fjalës nga rrjedh, kush e tha, përse e tha apo kush e trilloi?! Hapi sytë z.Nakeski dhe çlirohu nga nacionalizmi që të ka kapluar nga ata që ta kanë indoktrinuar trurin për t’i dhënë kahje tjetër kësaj vepre makabre!”, reagon Ajdari.

Ndërkaq, tre të akuzuarit për rastin “Monstra” kërkuan transferimin e tyre në burgun e Idrizovës që të jenë më afër familjes dhe të kenë kushte më të mira nga ato që kanë në Prilep dhe Manastir. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button