Ukrainë, shpërthim i fuqishëm në reaktorin nuklear

Në Juglindje të Ukrainës para disa çastesh ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm në reaktorin nuklear. Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet kryeministri ukrainas, Arseniy Yatsenyuk, shkruan Reuters.

Kryeministri ukrainas ka urdhëruar menjëherë ministrin e energjisë që të thërras një konferencë për shtyp. Ndërkohë që detaje të tjera priten në vazhdim. Nuk dihet ende për dëmet që janë shkaktuar, transmeton Zeri.info.

Sipas agjencisë së lajmeve ruse Interfax, ku është stacioni më i madh bërthamor i energjisë në Evropë.

Sipas Reuters, ky është një central bërthamor në qytetin e madh Zaporizhia, aty ku ka afro 800. 000 njerëz. Stacioni është e vendosur në lumin Dnieper, dhe është më i madhi bërthamor në Evropë dhe më i madh i pestë në botë. Ai prodhon rreth një të pestën e totalit të kërkesës ukrainas të energjisë elektrike.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ka pasur një aksident në centralin bërthamor Zaporozhye,” tha Yatsenyuk. Sipas agjencisë së lajmeve Interfax se incidenti ishte në bllokun e 3-të të termocentralit në vend,  një reaktor 1000 Megawatt.

Lajme të ngjashme

Back to top button